E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vdes 56 vjeçari, dyshohetse djali e qëlloi me automatik

TIRANE -  Mbrëmjen e djeshme në Valias të Tiranës është njoftuar për vdekjen e një 56 vjeçari. Viktima është Rasim Leka. Një pistë hetimi është ajo e një krimi në familje. Viktima mund të jetë ekzekutuar nga djali i tij pas një konflikti familjar.

Mendohet se Rasim Leka ka shkuar në banesë i dehur dhe pas konfliktit verbal me djalin, duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte sherri është përshkallëzuar në konfrontim fizik dhe në përdorimin e armësm, tip automatik.

Një tjetër pistë hetimi është dhe ajo e vetëvrasjes. Në polici është shoqëruar djali i viktimës. E. Leka dhe po merren në pyetje dhe familjarë të tjerë për të mësuar më shumë për detajet e ngjarjes.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›