E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, gjendet trupi i pajetë i një 25-vjecareje

SHËNGJIN- Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në bregdetin e Shëngjinit, në vendin e quajtur Rëra e hedhur. Viktima është identifikuar si Anisa Opingari 25-vjec, ndërsa kanë qënë pushuesit ata që e kanë gjetur në bregdet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe po punon në dy pista hetimi, atë të vdekjes aksidentale dhe të një vrasja të mundshme.

Viktima është gjetur mesditën e sotme rreth orës 12:15.  Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore, cka do të mund të tregojë edhe shkaqet e vdekjes së saj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›