E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëvaret 56-vjeçari

Mbrëmjen e sotme një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish Bllokut, ku shtetasi Vasillaq Gjini, 56 vjeç është vetëvarur në banesën e tij. Mësohet se 56-vjeçarit para 6 muajsh i kishte vdekur bashkëshortja e tij. Ndërkaq forcat e policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e shkaqeve të vërteta që e kanë cuar këtë person në ndërmarrjen e një akti të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›