E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet në Italidatat e dhënies sëprovimeve për CELI 3

TIRANE- Instituti Italian i Kulturës përcakton datat e provimit të gjuhës,për të gjithë ata të rinj që duan të nisin studimet e larta, për vitin akademik 2011-2012, përtej Adriatikut. Provimi është i detyrueshëm për këtë kategori të rinjsh, ndaj është ndarë në dy faza. Data e parë e provimit është 22 nëntori 2010, ndërkohë që ata që kanë më shumë kohë për të plotësuar dijet e tyre do të testohen më 12 mars 2011. Instituti Italian i Kulturës ka njoftuar të gjithë të rinjtë e interesuar, se, për të marrë pjesë në këto kurse, mund të regjistrohen nga 1-17 shtator 2010 (për provimin e nëntorit) dhe nga 3 - 20 janar 2011 (për provimin e marsit), çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 si dhe nga ora 15:00- 17:00. Kursi parapërgatitor, që organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, nuk është i detyrueshëm, por këshillohet nga universitetet italiane, pasi certifikata CELI 3 është e detyrueshme për t'u regjistruar në këto universitete. Para se të regjistrohen në këto kurse ata i nënshtrohen një testi paraprak orientimi dhe nëse del se ata zotërojnë njohuri mjaft të mira të gjuhës do të ndjekin kursin 100 orësh, ndërsa ata që e kalojnë testin e orinetimit me një rezultat C, që i korrespondojnë një niveli shumë të mirë njohurish, do të ndjekin kursin 50 orësh. Të gjithë maturantët duhet të paguajnë një tarifë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi pranë Institutit Italian të Kulturës, i cili jep edhe certifikatën e gjuhës CELI 3. Kostoja për studentin që do të përsërisë vetëm një provë është 40 euro. Provimit të njohjes së gjuhës italiane mund t'i nënshtrohen të gjithë kandidatët për studentë, që kanë një njohje të lartë të gjuhës italiane, që i përket të paktën tre vjet studimi. Kushti kryesor për t'u pranuar në këto kurse është kalimi me sukses i testit të orientimit.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›