Itali, vritet shqiptari 38 vjecar. Nisin hetimet
Policia italiane nisi hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Napoli të Italisë. 38 vjecari është qëlluar për dekje nga dy persona të cilët janë afruar pranë lokalit ku ndodhej shqiptari.
NAPOLI- Një 38 vjecar nga Shqipëria ka mbetur i vrarë mbrëmë në Napoli të Italisë. Sipas medias italiane ngjarja ndodhi mbrëmë përpara bar “Gazebo” në Corso Umberto, në Kaivano, pas orës 21.00 të mbrëmjes së të shtunës. Mësohet se viktima i identifikuar si Gaznam Bici kishte disa precedentë penalë në Itali. Dy persona i janë afruar 38 vjecarit dhe e kanë qëlluar me plumba pistolete. 38 vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja po hetohet nga policia e provincës së Napolit
(s.g/BalkanWeb)