“Çamëria”: Politika më shume vëmendje ndaj nesh
Politikanët shqiptarë nuk kanë mbajtur një qëndrim të bashkuar për çështjen “Çame”, ndaj edhe nuk është zgjidhur. Shoqata “Çamëria” i bën thirrje shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për vëmendje ndaj kësaj çështje.
TIRANE- “Shteti shqiptarë nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur çështjen Çame, deklaratat kanë qenë gjithmonë individuale dhe asnjëherë institucionale”. kështu ka deklaruar kryetari i shoqatës “Çamëria”, Ardian Thana në përvjetorin e 18 të kësaj shoqate. Thana ka shtuar gjithashtu se nëse do të ketë një angazhim të unifikuar të politikës shqiptare kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.
Sipas Thanës janë gjendur gjithmonë pretekste nga shteti shqiptarë si refugjatët, Marrëveshja e Asocim Stabilizimit dhe anëtarësimi në NATO për t’mos mbajtur një qëndrim në lidhje me ç’shtien Çame. Kërkesat kryesore të Çamëve janë kthimi në trojet e tyre dhe zbatimi i të drejtave të minoriteteve spas konventave ndërkombëtare. (a.r/news24/balkanweb)