E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi Misioni BE- FMNmblidhet për këstin tjetër

ATHINE- Në Athinë nis sot punën misioni i komisionerëve BE, Bankës Qëndrore Europiane dhe FMN për të vlerësuar gjendjen e zbatimit të planit antikrizë për të vendosur më pas në lidhje me këstin e dytë të kredive europiane që do i jepen Greqisë për këtë vit.

“Programi duket se po ecën shumë mirë- ka konfirmuar komisioneri europian për cështjet ekonomike e monetare, Oli Rehn mbërmë në fund të takimit të Eurogrup.

Sipas Rehn po ecën mirë më mirë se sa ishte parashikuar reduktimi i deficitit buxhetor.
Athina- ka shtuar ai- po zbaton një reformë radikale të pensioneve dhe kjo reformë po ecën në drejtimin e duhur në drejtimin e reduktimit drastik të shpenzimeve.”

Puna e Misionit BE- FMN i cili do të nisë sot do të zgjasë deri në fillim të gushtit.

Rehn shpjegoi se mbledhja e misionit do të shërbejë për të vlerësuar programin grek nëse janë plotësuar të gjitha kushtet si dhe për të vlerësuar kushtet për këstin e dytë të kredisë e cila parashikohet të jepet në shtator”.

Kësti i dytë i kredisë parashikon të shkojë deri në 9 miliardë euro. Deri tani Greqia ka marrë nga BE dhe FMN rreth 20 miliardë euro. Kësti i parë prej 14. 5 miliardë euro u dha nga BE në maj. Në këtë kredi u shtua dhe kësti i FMN prej 5. 5 miliardë eurosh .
(s.g/ANSA/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›