Kriza, nesër rinisinnegociatat PS mandaton Rucin
TIRANE- Pesë ditë nga miratimi i rezolutës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, maxhoranca dhe opozita rinisin negociatat për të zgjidhur krizën politike një vjecare.
Negociatat, në nivel të kryetarëve të grupeve parlamentare do të nisin nesër në orën 11.00 në selinë e kryesisë së Kuvendit. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i mbedhur sot në mesditë, rreth orës 13.00, pranoi që Gramoz Ruci të ishte negociatori i Partisë Socialiste në këto bisedime për zgjidhjen e krizës, ndërsa përballë tij do të ulet kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Ai u mandatua dje nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Negociatat, për arritjen e një kompromisi për të dalë nga kriza do të mbështeten në rezolutën e miratuar me shumicë votash nga eurodeputetët e majtë dhe të djathtë në seancën parlamentare të 8 korrikut në Strasburg.
Rezoluta PE bën të qartë se kërkohet ngritja e komisionit hetimor ku shumicën dhe kryesimin ta ketë opozita dhe komisioni të bëjë të mundur transparencën e zgjedhjeve të 2009-ës. Cështja e hapjes së fletëve të votimit të 28 qershorit 2009 do të jetë sërish “mosmarrëveshja” mes dy palëve.
Kryeministri Berisha deklaroi dje në mbledhjen e grupit PD se nuk ka asgjë kundër procesit të rinumërimit por “nëse opozita dëshiron rimunërimin dhe insistojnë në rimunërimin,tu drejtohen gjykatave shqiptare dhe të huaja, pasi gjykata e Strasburgut prevalon mbi gjykatat e vendit”. Nga ana e saj PS nëpërmjet Sekretarit Organizativ bëri të ditur se “Berisha duhet të harrojë djegien e fletëve të votimit”
(s.g/BalkanWeb)