E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartënesër Sokol Comonë Kuvend

TIRANE- Sokol çomo është kandidati i dytë për anëtar të Gjykatës së Lartë, i cili do të merret në pyetje të hënën nga anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve. çomo është i dyti, pas Medi Bicit që do t'i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, para se sa ata të votohen në seancën parlamentare. Ashtu si edhe dy kandidatëve të tjerë, edhe çomos i janë dërguar 28 pyetje, të cilave ai u ka kthyer përgjigje.
Në seancën e parë dëgjimore, ku ishte thirrur kandidati Medi Bici, opozita shprehu kundërshtime për pyetjet që u janë dërguar tre kandidatëve. Po kështu, deputetët e opozitës e cilësuan këtë proces si të montuar politikisht.
Në komisionin e Ligjeve të martën do të dëgjohet edhe kandidati i fundit, Vexhi Muçmata. Pas seancave të pyetjeve që do të shoqërohen më pas me diskutime mes palëve në komision, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend. Opozita ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë ligj dhe rrjedhimisht asnjë dekret në vijim, si shenjë e vendosjes së një marrëdhënieje të kushtëzuar me parlamentin. Gjithashtu, opozita ka shprehur edhe kundërshti sa i përket ndryshimeve që ju bën Rregullores së Kuvendit, për votimin e hapur të dekreteve të Presidentit të Republikës. Ndaj, duket se maxhoranca edhe këtë herë do të mbetet e vetme në votime, ashtu siç ka ndodhur shpesh që nga nisja e parlamentit të paszgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›