Tiranë, francezi vetëvritet duke u hedhur nga kati i tetë

Një shtetas francez është gjetur i vdekur sot në mëngjes para një pallati pranë stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se viktima, me shtetësi franceze, mund të ketë gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit. Viktima është punonjës i kompanisë së kartave të identitetit, SAGEM.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për vetëvrasjen.