E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit, lirohet për mungesë provash kosovari

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar për mungesë provash të dyshuarin kryesor për vrasjen e pronarit të argjendarisë në rrugën ‘Ferit Xhajko’ në kryeqytet me datë 21 tetor.

Një javë pas ngjarjes policia e Tiranës arrestoi 27-vjecarin nga kosova Nexhat Mulaj për vepren penale të vrasjes me pasojë vdekjen e shteasit Rrapo Sinanj 59-vjec dhe për armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 copë karta identeti në emër të autorit Nexhar Mulaj, ku 4 prej tyre ishin lëshuar nga autoritet kosovare, ndërsa 1 kartë lëshuar nga autoritet shqiptare.

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorise caktoi dy herë rrjesht masën e sigurisë burg me afat 30 ditor, në mënyrë që ti jepej kohë Prokurorisë dhe policisë për mbledhjen e provave të tjera për vërtetimin e autoresisë. Mesditen e sotme gjykata pasi ka vlerësuar pretendimet e palëve ka liruar për mungesë provash të dyshuarin për vrasje Nexhat Mulaj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›