E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha prezantoi investimet e parashikuara per njesine nr. 6

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka diskutuar me banorët e njësisë bashkiake numër 6 për projekt-buxhetin e vitit 2012. Kryebashkiaku Basha ka bërë një prezantim të të gjitha projekteve që do të mbështesin me fonde nga buxheti i vitit 2012. Ky projektet buxhet parashikon trefishim të investimeve në Tiranë dhe shtrirje të tyre në të gjithë territorin. Në këtë buxhet bashkia ka parashikuar fonde edhe për të paguar principalin e kredive të marra dhjetë vjet më parë.
Kryebashkiaku ka bërë një prezantim të projekteve të njësisë bashkiake numër 6. Krahas infrastrukturës rrugore parashikohet edhe ndërtimi i një shkolle të re 9 vjeçare dhe rindërtim i një kopshti. Kombinati është një nga zonat përfituese edhe nga projektet strategjike si unaza apo linja e tramvajit.
Në përgjigje të kërkesës së shtruar nga kryetari i njësisë bashkiake, Krenar Cenollari për bashkëpunim, Basha tha se ai është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë kryetarët e njësive bashkiake që kanë prioritet të axhendës së tyre qytetarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›