Tiranë, vrasje me armë te "Avni Rustemi"

Vrasje me armë zjarri në sheshin "Avni Rustemi". Dy persona me motorr kanë qëlluar mbi shtetasin Franc Konomi. Dy autorët të cilët mbanin skafandë në kokë kanë qëlluar 9 herë me pistletë në drejtim të
drejtuesit të automjetit me targa TR 0626 C. Konomi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, por mjekët e spitalit Ushtarak shprehen se 46 vjeçari ka mbërritur i pajetë.
Sipas policisë dyshohet se viktima është një person me precedentë penale.