E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Blair viziton sot Kosovën

Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës ish-kryeministri britanik, do të ketë një varg aktivitetesh në Kosovë, përfshirë takime me liderët institucionalë si dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Blair pritet të marrë dhe çmimin “Doctor Ho-noris Causa” nga Universiteti i Prishtinës. Ndërsa nesër, qeveria do të organizojë, një ngjarje publike në Teatrin Kombëtar, si mundësi që ish kryeministri britanik të takohet me qytetarë të Kosovës.

Prishtina është mbushur me afishet me fytyrën e ish-kryeministrit Britanik, në të cilat shkruan “Mik, hero...”.

Blair ka deklaruar më parë se Kosova është një nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij. "Me dorën në zemër mendoj se kam bërë atë që ishte më se e drejta", ka thënë Blair, kur u largua nga detyra e kryeministrit të Britanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›