E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, votohet sot projektrezoluta për Shqipërinë

Në projektrezolutën e hartuar nga eurodeputeti Nikolas Kountis theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore.

Deputetët e majtë dhe të djathtë të PE-së, debatuan dje për rreth një orë e gjysmë mbi situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë. Eurodeputetët e majtë bënë thirrje që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në lidhje me krizën politike.

Sipas tyre, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngritja e institucioneve demokratike, garantimi i lirisë së medias dhe eliminimi i fenomenit të gjakmarrjes janë sfidat me të cilat përballet Shqipëria.

Ndërkohë, lidhur me krizën politike në Shqipëri, eurodeputetët I bëjnë thirrje pozitës dhe opozitës të gjenë një zgjidhje. Debati më i madh është realizuar ndërmjet Doris Pak dhe socialistit Kristian Vigenin. Pak ka akuzuar opozitën shqiptare për qëndrimin e mbajtur me bojkotin, dhe ka kërkuar një parlament dhe opozitë funksionale.

Kjo deklaratë është kundërshtuar ashpër nga ana e Vigenin, i cili ka kërkuar që Pak të ndryshojë qëndrim. Edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle deklaroi gjatë debatit, se Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral. Fyle u shpreh se mungesa e dialogut politik është shqetësuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›