Operacioni "Arsenali", një shtetas përfundon në pranga
40- vjetari Simoni, lindur dhe banues në lezhe, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen Sheher, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake, duke përfshirë, automatikë, mitralozë, pushkë, disa dhjetëra granada ofensive dhe defensive, dhjetëra kallëpe tritoli dhe arka me fishekë.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, thuhet se materialet në ngarkim të shtetasit Arben Simoni, iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për procedim të mëtejshëm.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, thuhet se materialet në ngarkim të shtetasit Arben Simoni, iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për procedim të mëtejshëm.