E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi lejon kalimin me leternjoftime

Vetëm 24 orë pasi u bë publik fakti se pala malazeze nuk po respektonte marrëveshjen me Shqipërinë, për të lejuar kalimin e kufirit me letërnjoftime të shtetasve shqiptarë për në Mal të Zi, ka ardhur edhe reagimi i Podgoricës, ku tashmë çdo shtetas shqiptar mund të hyjë vetëm me anë të kartës së identitetit. Shqipëria dhe Mali i Zi më 14 dhjetor të vitit 2011 nënshkruan një marrëveshje nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez, Milan Rocen, për lehtësimin e procedurave në lëvizjet ndërkufitare mes dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›