E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon ambasadorin e ri te Mbreterise se Bashkuar

Kryeministri Berisha u takua me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Canon Obe. Kryeministri vlerësoi ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që ky vend i ka dhënë Shqipërisë, ndërsa ambasadori britanik vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, bashkëpunim i suksesshëm falë edhe kontributit personal të kryeministrit Berisha-tha ai. Ambasadori Obe i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në BE. Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen, duke pohuar edhe një herë se për qeverinë shqiptare anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekt madhor kombëtar dhe se qeveria shqiptare është e vendosur të ndërmarrë çdo masë, të kryejë çdo reformë për ecjen me shpejtësi përpara në këtë proces, të bazuar në meritë.
Bashkëbiseduesit folën për thellimin e bashkëpunimit në një sërë drejtimesh, ndër të cilat dhe për thithjen e investimeve britanike në Shqipëri. Për t’u theksuar ështët bashkëpunimi midis dy qeverive në fushën e luftës kundër krimit dhe bashkëpunimi në kuadër të koalicionit në Afganistan.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar tha se ndihej i lumtur që e merr këtë detyrë në një vit jubilar për historinë e shtetit shqiptar dhe garantoi angazhimin e tij për promovimin e imazhit të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›