E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vritet me thikë një person, shkak një borxh i pashlyer. Pranga autorit

TIRANE – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë, pas një konflikti me një person të cilit dyshohet se i kishte marrë borxh një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, ku shtetasi Artur Gjiza është qëlluar disa herë me thikë nga Besim Ndreu, pas një konflikti për borxhin e pashlyer. Kalimtarë të rastit kanë bërë të mundur transportimin e tij në spitalin ushtarak, por Gjiza nuk mundi të mbijetonte, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.

Efektivët e komisariatit numër 3 kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›