E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Daçiç bien dakort në Bruksel, hartohet plani i zbatimit të marrëveshjes

thaci-dacicBruksel- Takimi i Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit në Bruksel ka përfunduar me hartimin e një plani për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Kështu ka konfirmuar kryeminisistri i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Koha Ditore:

Është hartuar plani i aktiviteteve për gjashtë muaj e ardhshëm, deklaroi Thaçi duke dalë nga ndërtesa ku u zhvilluan bisedimet.

Ai shtoi se ujdia e arritur është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar theksoi se atë duhet ta konfirmojnë edhe dy qeveritë respektive. Thaçi falënderoi shefen evropiane të diplomacisë Catherine Ashton për ndërmjetësim. Ndërkaq, sipas gazetarit të B92, i cili gjendet në vendin e ngjarjes, delegacioni serb ende nuk ka dalë nga ndërtesa.

Ndërsa baronesha Ashton pas takimit tha se dy kryeministriat ranë dakort për një tekst të përcaktuar. “Ata do të më kontaktojnë në fundjavë”,- tha ajo.

Takimi i djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, përfundoi pa një konsensus.

Pas takimit të mbrëmshëm, ‘Koha Ditore’ raporton se kryeministri Thaçi ka thënë se është me rëndësi që të arrihet sa më shpejtë marrëveshja për zbatim. Thaçi u shpreh se ende nuk është folur për telekomin dhe energjinë.

Ka qenë një takim, për të cilin besoj se të mërkurën me marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së muajit të kaluar. Besoj se nuk do të humbim kohë. Jemi të vendosur që të arrijmë marrëveshje dhe të fillojmë zbatimin në terren. Definitivisht, kjo marrëveshje do të shënojë një hap përpara për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe perspektivën evropiane të vendeve dhe popujve tanë, ka theksuar Thaçi, transmeton RTK-ja.

Ndërkohë, baronesha Catherine Ashton ka thënë se është e sigurt në përkushtimin e të dy kryeministrave që të marrëveshja e prillit të zbatohet në terren.

“Jam absolutisht e sigurtë për angazhimin e tyre për të përparuar dhe për ta përkthyer tani marrëveshjen e prillit në veprim. Do të takohemi sërish nesër për të konfirmuar angazhimin tonë për ta bërë këtë”,-tha Ashton.

Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, nuk është prononcuar për gazetarët.

Ndërkohë rreth mesditës së sotme takimet rinisen mes dy kryeministrave në Bruksel. Nga bisedimet pritet firmosja e një marrëveshjeje mes kryeministrave Thaçi e Daçiç për një plan zbatimi me afate të qarta kohore të marrëveshjes së prillit që u arrit në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›