Berisha: Rama i ka nervat e lodhur. Selami: Si në ’92, ju siguroj se PD është garanci drejt BE
LIBRAZHD- Në një miting, me pjesmarrjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të saj, partia demokratike prezantoi në Librazhd kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. Në listën e Lbrazhdit, ndodhet edhe emri i Eduard Selamit.
Në këtë mënyrë, ish-themeluesi i PD-së Eduard Selami i rikthehet PD-së, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Z.Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lënë në mes të viteve ‘90, kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare.
Berisha: Rama i ka nervat e lodhur, shqiptarë bashkohuni me ne
Kryeministri Sali Berisha ftoi të mërkurën qytetarët e Librazhdit, që pavarësisht bindjeve të tyre partiake, të bashkohen në projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe evropiane. Kryeministri Berisha përshëndeti tubimin elektoral në qytetin e Librazhdit, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të PD-së në qarkun e Elbasanit. Ai premtoi se këta kandidatë do të jenë deputetët e interesave dhe projekteve të qytetarëve në parlamentin e ardhshëm.
Reformat e qeverisë në mbështetje të inisiativës së lirë, sipas Kryeministrit, dëshmohen më së miri në Librazhd, ku gjatë viteve të fundit është dyfishuar numri i bizneseve të regjistruara në tatim-taksa. Berisha tha se, nga 700 biznese që kishte më parë, sot në zyrën e tatimeve të Librazhdit janë të regjistruara 1420 taksapagues si biznese.
Kryeministri i vendit gjeti momentin për t'iu përgjigjur akuzave që kreu i PS-së Edi Rama bëri dje në adresë së tij gjatë një takimi me banorët e njësisë 6 në Tiranë.
“Cila është alternativa tjetër, ju e dëgjuat zotin Rama që iu tha qytetarëve të Tiranës, se po të kërkosh punë të thotë rrugë, po ti kërkosh ujësjellës të thotë rrugë, i nderuar zotëri i ke nervat e lodhur, dhe i ke të lodhur shume në rrugët të cilat ti ecën”, ironizoi Berisha.
Selami: Si në ’92, ju siguroj se PD është garanci drejt BE
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Eduard Selami, gjatë fjalës së tij akuzoi lidershipin e Partisë Socialiste Edi Rama se me bllokimin e tre ligjeve, nuk lejoi që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Sleami theksoi se PD me programin e saj është sot shpresa më e mirë e ëndërrës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar, ndërsa shtoi se fatkeqësisht në anën tjetër nuk ndahet e njëjta dëshirë për t’u dhënë këtë mundësi shqiptarëve.
"Ne së bashku me PD i realizuam këto mundësi, sot udhëtojmë si qytetarë të denjë në BE, pa viza, dhe pa radha të gjata në ambasada. Sot jemi anëtarë të NATO. Në këto dy dekada te demokracisë, PD ka nënshkruar cdo marrëveshje per integrimin e Shqipërisë. PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama me bllokoi ne 3 ligjeve nuk lejoi për të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetje për PD dhe zotin Berisha, do th thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët. Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit. Programi i PD është mi i mirë për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 9192 për t’iu hënë se mbështetja që do i jepni PD do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri evropiane”, tha Selami.
vijon...