Meta: Pas 23 qershorit, të rinjtë nuk do jetojnë më në 'botën e çudirave' të Berishës
TIRANË- “4 nga 7 kandidatët e LSI në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim”, kështu delaroi Kreu i LSI-së, ILir Meta gjatë një mitingu madhështor ku u prezantuan kandidatet per deputet nga radhët e LRI ne qarkun e Tiranes.
“4 nga 7 kandidatët e LSI në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes rinore për integrim. Janë të rinjve dhe të reja të cilët duhet të kenë mbështetjen tuaj në të gjithë të rinjve dhe të rejave në mbarë qarkun e Tiranës. Ju i dëgjuat ata, ndaj ju ftoj të votoni për partinë që i ka prioritet më shumë se askush tjetër promovimin , punësimin dhe arsimin e të rinjve. Të rinjtë dhe të rejat përmes LSI kanë mundësi që të rinjtë që cojnë në parlament përfaqësuesit e tyre”, theksoi Meta.
Lideri i LSI-së duke nënvizuar se fitorja e 23 qershorit e ka emrin “LRI”, parashtroi projektin e forcës që ai drejton për të rinjtë teksa sulmoi qeverinë se në 8 vite nuk tregoi përkushtim ndaj tyre.
“Fitorja ka vetëm një emër sot dhe deri më 23 qershor, emri i fitores është LRI. Një shprehje thotë se pranvera vjen cdo vit, por rinia vjen vetëm një herë ndaj dhe ju këtu dhe dhjetëra mijëra të reja në të gjithë Shqipërinë, duan t’ia bëjnë të qartë, kryeministrit që po largohet se rinia juaj dhe të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë vjen vetëm një herë dhe nuk keni më kohë për të provuar një njeri që pati 8 vite për të treguar përkushtim ndaj të rinjve të të gjithë Shqipërisë. LSI është forca e të rinjve dhe të rejave, është vendi ku të rinjtë dhe të rejat takohen dhe bashkohen për të ndihmuar njëri tjetrin, por dhe ku promovohen politikanët e rinj si askund tjetër. Për ne vendimtare të ndërmarrim reforma strukturore për arsimin dhe tregun e punës. Në 4 vitet që vijnë raporti mes arsimit profesional dhe të përgjithshëm të arrijnë 50 me 50 %. Bizneset që punësojnë të rinjtë të subvencionohet 3 deri në 6 muaj”, tha ndër të tjera Meta.
vijon