E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë bojërash në autostradë

TIRANE -  Një zjarr i fuqishëm në një magazinë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës vuri në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe të Durrësit. Magazina që ndodhet pranë Drejtorisë së Nxjerrjes së Targave, pranë fshatit Domje, u përfshi nga flakët rreth orës 17:00.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë gjashtë makina zjarrfikëse, që arritën të vinin nën kontroll flakët, duke shmangur rrezikun e rrëzimit të tavanit të ndërtesës.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga dy punëtorë që po saldonin një objekt në brendësi të magazinës. Më pas objekti që po saldohej ka pasur kontakt me polesterolin, i cili ka marrë flakë fillimisht dhe më pas zjarri ka përfshirë të gjitha materialet e tjera në magazinë.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ishte një zjarr i madh në një biznes që ende nuk kishte filluar aktivitetin, ku kishte mjaft materiale të djegshme. Zjarri erdhi për shkak të shkeljes së rregullave të sigurimit teknik.”- deklaroi kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi. 

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë në autostradë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›