E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeli sulmon Abeten: Komentet e tij, pa lidhje

ITALI- Presidenti i Juventusit Andrea Anjeli ka sulmuar atë të Federatës Italiane Xhankarlo Abete, në lidhje me çështjen Calciopoli.

Këtë herë, shkak u bë një koment i Abetes mbi deklaratën e Kontes se “ndaj Juves nuk japin penallti prej së shkuarës”. “Ndjehem i bezdisur nga këto deklarata”, pati thënë Abete. “Ishte një koment i papërshtatshëm, - akuzoi dje Anjeli. – Nëse Abete komenton të gjitha deklaratat e trajnerëve të Serisë A, s’ka problem, por nëse komenton vetëm Konten, është mungesë stili”, shtoi ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›