E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim për punë në Kazakistan, tre në pranga

Në fakt, shumë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova shkojnë për të punuar në këtë vend kryesisht në ndërtim.

Me sa duket, nga kjo janë nisur tre shtetasit e ndaluar nga policia. Burimet e policisë së Durrësit, bëjnë të ditur se Y. N., 47 vjeç, banues në Durrës, J. S., 43 vjeç, banues në Gramsh dhe 34-vjeçarja M. N. nga Durrësi, janë administratorë të një kompanie në qytetin bregdetar dhe që prej disa kohësh kanë organizuar një veprimtari mashtruese në fushën e punësimit.

Ata iu merrnin qytetarëve nga 250 mijë lekë të vjetra për nxjerrjen e një dëshmie false, e cila i paraqiste të aftë për punë. Më pas dërgoheshin në Kazakistan, ku dy muajt e parë punon duke marrë 2500 euro, të cilat sipas marrëveshjes duhet t’iu jepeshin administratorëve dhe më pas liheshin pa punë, duke i detyruar të ktheheshin në Shqipëri me paratë e tyre.

Në drejtorinë e policisë së Durrësit vetëm gjatë muajit shkurt kanë mbërritur 18 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm mbi mashtrimet e kryera nga këta tre shtetas, thanë burimet, duke shtuar se hetimet lidhur me skemën e këtij mashtrimi po vazhdojnë. /S/Ll/tart/

                                                                                             2012-02-22 15:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›