Kamza pa ujë, bashkia dhe Ujësjellësi akuza midis tyre

Ky institucion pretendon se Bashkia nuk ka paguar faturat e ujit duke filluar nga viti 2008, duke akumuluar një borxh prej 300 mijë dollarësh.
Sipas UKT-së, ndërprerja është bërë pas disa paralajmërimeve ndaj Bashkisë së Kamzës se do të ndërmerrej një akt i tillë.
Ndërkohë, Bashkia e Kamzës në një reagim të saj për këtë çështje, bën me dije se ndërprerja është bërë në mënyrë arbitrare. “Ju bëjmë me dije se Bashkia Kamëz hedh poshtë pretendimin për pjesën e debisë për të cilën UKT pretendon, pasi vlera që Ndërmarrja e Ujësjellësit Kamëz i detyrohet është shumë më e vogël”, thekson reagimi. Më tej thuhet se vlera e kërkuar nuk është bërë me shoqërimin e faturave përkatëse, por është zbatuar metoda e faturimit afrofe.
“Në ato raste kur faturat janë sjellë pranë ndërmarrjes së Ujësjellësit Kamëz me ndryshimin e çmimit në mënyrë të njëanshme, kemi bërë refuzimin e tyre, si dhe kemi kundërshtuar modelin e faturimeve afrofe, pasi nuk është zbatuar akt-marrëveshja që kemi me UKT-në në vitin 2007. Ndërmarrja e Ujësjellësit Kamëz në bazë të kësaj akt-marrëveshjeje ka likuiduar të gjitha faturat deri në muajin janar 2012, periudha për të cilat nuk jemi në proces gjyqësor”, thuhet më tej.
Por krahas kësaj, Bashkia e Kamzës i kundpërgjigjet me të njëjtën monedhë ndërmarrjes së ujësjellësit, duke nënvizuar se kjo ndërmarrje është debitore ndaj Bashkisë me vlerën e 17.6 milionë lekë të reja, nga të cilat 7.894.240 lekë taksat dhe tarifat vendore dhe 9.739.230 lekë për dëmtimet e kryera nga kjo ndërmarrje në disa nga rrugët e asfaltuara të bashkisë. /Start/
2012-02-22 15:03