Apeli "s’bindet" nga Prokuroria, Prendi në shtëpi

Bëhet fjalë për Zegjime Sollakun, bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Dheodhori Sollaku, aktualisht anëtar i Partisë Socialiste.
Kërkesa u pranua dhe kështu gjyqtarja nuk do të jetë pjesë e gjykimit të çështjes. Në fakt, kërkesa e avokatit kishte të bënte një konflikt për truprojat midis Prendit dhe Sollakut, pak vite më parë, çka kishte shkaktuar komentime në media.
Në seancën e radhës për Prendin, pala paditëse është Prokuroria, e cila kërkon që ish-kreu i Gardës të futet prapa hekurave përderisa do të vazhdojnë hetimet ndaj tij për përfshirjen në ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit të shkuar.
Ndaj Prendtit është vendosur masën me “arrest shtëpie”, vendim i cili nuk është pranuar nga Prokuroria. Prendi akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për vrasjen e Faik Myrtajt në demonstratën e 21 janarit 2011 pranë Kryeministrisë. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar as në seancën e sotme masën e sigurisë për Prendin, duke e lënë sërish në shtëpi. /S.Ll/Start/
2012-02-22 13:45