E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në bodrumin e një pallati

Pamje nga zjarri, foto arkivi

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar sot në mëngjes në bodrumin e  një pallati në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Edhe pse zjarrfikësit u vonuan, për fat të mirë zjarri i rënë shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa paniku përfshiu banorët e pallateve përreth.

Ajo që kishte të bënte me vonesën e zjarrfikësve ishte vështirësia që banorët hasën për të njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Për shkak të një problemi teknik u njoftuan gabimisht zjarrfikësit e Durrësit, për të cilët shkoi alarmi. Më pas zjarrfikësit e Durrësit fikën aparaturat që të bëhej e mundur lidhja me Tiranën.

Njoftohet se zjarri ra në bodrumin e pallatit Shtator 90, pranë Eleonorës, që përdorej si mobileri.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›