Timoshenkos i refuzohet kurimi jashtë

Julia Timoshenko / Foto arkiv
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka refuzuar propozimet për dërgimin në spitalet e Gjermanisë apo Rusisë të lideres së opozitës ukrainase, Julia Timoshenko.
Kërkesa e bërë nga Berlini dhe Moska është hedhur poshtë me arsyetimin se ligji ukrainas e ndalon në mënyrë të prerë dërgimin e saj për kurim jashtë vendit.
Për ne nuk ka asnjë rëndësi nëse propozimet vijnë nga Gjermania, Rusia apo ndonjë vend tjetër. Procedura është e njëjtë për të gjitha vendet, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme ukrainase.
Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vjet burg, vuan nga hernia diskale prej disa muajsh.
Mënyra si është trajtuar ish-kryeministrja ukrainase ka shkaktuar bojkotimin e Samitit të Presidentëve nga vendet e BE-së. Bojkotit i është bashkuar edhe presidenti shqiptar, Bamir Topi. / Përgatiti: Gazmira Ndoja