Tiranë, zjarr në magazinat me bateri të vjetra makinash
TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme, në disa magazina që ndodhen pranë ish-parkut të autobusave, në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.
Dy makina zjarrfikëse janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë dhe të shuajnë në kohë flakët.
Nga hetimet paraprake ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinën me bateri të vjetra makinash, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb)