Tiranë, zjarr pranë një fabrike këpucësh në Allias

Një fabrikë është rrezikuar sot të përfshihet nga zjarri pasi një grumbull mbeturinash pranë mureve rrethuese të saj i është vënë flaka.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit ku një grumbull mbeturish pranë një fabrike këpucësh kanë marrë flakë duke rrezikuar edhe fabrikën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë bashkiake dhe të rendit dhe pritet masa ndërshkimore për zjarrëvënësit.