E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meryl Streep sjell "Zonjën e Hekurt" më 6 janar 2012

SHBA- Aktorja Meryl Streep, së bashku me regjizorin Fillida Llojd, bënë një cikël fotografish ditën e hënë (14 nëntor) për filmin e tyre të ri "Zonja e Hekurt", në brigjet e lumit Tamis të Londrës.

Fotot janë bërë për posterine filmit autobiografik të jetës së ish- kryeministres britanike Margaret Theçer, që interpretohet nga Strip. Sipas gazetë “USA Today” filmi do të shfaqet në Britani më 6 janar 2012, ndërsa Strip do portretizojë imtësisht Theçerin.

Në film luajnë aktorja fituese e Çmimit Oskar, Meryl Streep, në rolin e zonjës Theçer, dhe aktori britanik Xhim Brodbent, në rolin e të shoqit, Denis Theçer.
Pjesa e rolit të tyre kur kanë qenë të rinj, është luajtur përkatësisht nga Aleksandra Roaç dhe Herri Llojd.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›