Reformimi i PS, Rama: Humbësit duhet të tërhiqen
TIRANË- Lideri i opozitës Edi Rama kërkoi sot reformim të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë.
Sipas kreut të PS, humbësit duhet të tërhiqen, për shmangien në këtë mënyrë të fikitivitetit në organizimin e PS-së. Rama sa i takon emërimeve në parti tha se duhen struktura vertikale në përzgjedhjen e tyre, ndërkohë theksoi nevojën për një koordinator elektoral për cdo drejtues politik.
‘Humbësit duhet të tërhiqen. Në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë do vinë njerëz, të cilët kanë ndikim në komunitet dhe arrin të përcojnë programin e PS në cdo shtëpi”- deklaroi Rama në fjalën e tij gjatë Asamblesë së zgjeruar të PS në Tiranë.
Ndërkohë kreu i opozitës në nuk kurseu as akuzat ndaj shefit të qeverisë, duke theksuar nevojën, sic tha ai të llogaritjes së votave të vjedhura nga ana e kryeministrit Berisha për ta cuar cështjen në gjykatë.
Lideri i opozitës në takimin e sotshëm të PS së Tiranës foli edhe për programin e ri të PS-së, që sipas tij është fillimi i rrugës drejt fitores.
(el.me/BalkanWeb)