E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, Topi: Duhet bashkëpunim për vepra të mira

LEZHË- Shëngjini ka qenë ndalesa në axhendën e presidentit Bamir Topi, ku mes qindra të pranishëm ka inaguruar godinën e Komunës, kreu i së cilës i akordoi dhe titullin ‘Mirënjohje e Qytetit’.

Në vizitën e tij kreu i shtetit është ndalur dhe në situatën politike, duke bërë sërish apel për bashkëpunim.
“Vërtet në Shqipëri ka debat politik, ka edhe mosmarrëveshje të karakterit politik. Unë jam i bindur që klima e demokracisë bën të mundur që përtej pozicioneve politike, njërëzit në komunitet të mos jenë të influencueshëm, por të bashkëpunojnë, të komunikojnë. Punët e mira nuk bëhen të vecuar, nuk bëhen të izoluar, nuk bëhen pa bashkëpunim”,- theksoi presidenti Topi.

Presidenti Topi dekoroi priftin italian Antonio Leuçi me Urdhrin e Lartë “Nënë Tereza” sipas motivacionit “Për kontributin e dhënë në ndihmë të njerëzve në nevojë e në përmirësimin e jetës dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht në zonën e Lezhës.”
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›