E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë tek “Brryli”

Një banesë është përfshirë pasditen e sotme nga flakët në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit”, pranë ambulancës numër 2 ku një banesë është përshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
 

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia e cila ka shkuar në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›