Tiranë, makina përplas për vdekje një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi” ku makina ka përpasur për vdekje një kalimtar.
Mësohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur ishte duke kaluar nga një anë në tjetrën në momentin kur është përplasur nga një automjet i cili vinte me shpejtësi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.