Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh
Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë një magazinë në zonën e tregut ushqimor, pranë shkollës Teknologjike në Tiranë. Mësohet se objekti i përshirë nga flakët është një magazinë lodrash në të cilën gjenden edhe fishekzjarre.Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrëfikëse të cilat kanë evaukuar zonën përreth dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin. Policia bën të ditur se nuk ka viktima ndërsa vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të mëdha brenda objektit.