Betejë e projektuar për të mos u bërë
Studenti pyeste me zë të lartë një prej pedagogëve se sa e kishte çmimin e provimit, dhe këtë e bënte në korridorin e një universiteti publik të njohur të Tiranës. Ishte një pyetje e adresuar, me zë të lartë, që bëhej edhe më i lartë, bëhej kumbues madje, për shkak të korridorit të mbyllur, por edhe rrëqethës për shkak të gjysëm errësirës dhe siluetave që shkonin e vinin në krejt gjatësinë e tij. Ishte një pyetje që jo vetëm bëhej, por edhe pranohej si e tillë, ekzaktësisht në vendin më të papërshtatshëm, në mënyrën më të papërshtashme, pa u ndrojtur fare, pacipërisht hapur. Në zyrat e po këtij universiteti, një prej autoritetet e tij, përsëri pacipërisht hapur dhe në prani edhe të njerëzve të tjerë, pyet një punonjëse të financës nëse e kanë paguar apo jo një iks person fizik apo juridik për blerjet e bëra nga universiteti, sepse, sipas autoritetit universitar që s'kishte fare lidhje me blerjet dhe ekonominë, ai ishte i interesuar veçanërisht për këtë gjë. Një mësimdhënës universitar hap padashur fletoren e provimit të një studenti dhe prej saj bien një tufë kartmonedhash. Mësimdhënësi i mbledh ato pa u nxituar dhe vazhdon bisedën qetësisht. Një punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit, teksa përgatit planin e kontrollit, i thotë të kontrolluarit, madje edhe në prani të të tjerëve, se vetëm kontrolli financiar nuk është qëllim i tij, por diçka tjetër, lehtësisht e kuptueshme nga të gjitha palët e përfshira në kontroll! Një drejtues programi për zhvillimin e zonave rurale, pra, për përmirsimin e jetës së të varfërve, i thotë një të interesuari se nëse do të marrë pjesë në këtë program duhet t'i japë atij, pra drejtuesit të programit, një kafe, sigurisht jo nga ajo e zeza, sigurisht as nga ajo e përzier me qumësht, madje një kafe që nuk është fare kafe, madje nuk është fare lëng! Një person ulet në karrigen e një zyre pasi ka paguar çmimin e saj dhe për këtë ai tregon me mburrje diku në darkë, mes avujve të alkoolit, i rrethuar nga të ngjashmit. Pjesa kryesore në mburrjen e tij nuk është se si arriti "ta kapë" atë karrige, por se si do ta përdorë "karrigen e kapur" jo vetëm për t'i nxjerrë sa më shpejt paratë e paguara, por, dhe kjo gjë përbën edhe substancën e planit që ka, se si do t'i kthejë ato të shumëfishuara në xhepin e tij. Diku lind ideja për një sipërmarrje, por, para se ajo të marrë jetë, sipërmarrësit, kushdoqofshin, planifikojnë pjesën që do të paguhet nën dorë, pra pjesën e zezë dhe më pas fillojnë analizat për koston, fitimin, mbijetesën, suksesin apo dështimin e sipërmarrjes. Avokati i thotë troç të jatit të klientit të tij: duhen kaq para gjithsejt, të cilat do të ndahen në këtë apo në atë mënyrë me akuzën dhe gjykatësin. Ligjvënësi përgatit projektligjin ose e kundërshton atë, varësisht nga ai neni që rri sikur fle midis rreshtave, që nuk përmendet kurrë, në asnjë fjalim, në asnjë koment, në asnjë batutë, por që përfaqson thelbin e interesit privat të ligjvënësit, gozhdën ku varet vetë projektligji. Ligjvënësi mund të flasë në emër të të gjithave, të nderit, moralit, integritetit, madje edhe në emër të atdheut, madje edhe në emër të sakrificave sublime të bëra ndaj tij, por vetëm për atë nenin kodosh, nga i cili do të varet nëse projektligji do të bëhet apo jo ligj, ai nuk do të flasë kurrë! Gjëja e parë që bën qeveritari i ulur në karrigen e ëndërruar është si ta fshehë sa më mrekullisht ëndrrën e tij, si të mos ta ndajë atë me askënd, madje as me atë që fle në krevat. Ëndrra e tij nuk është ëndërr si të gjitha ëndrrat; ajo vetëm formën e ka shpirtërore, por thelbi i saj është aq material sa ç'është guri, hekuri, monedha e bërë prej tij. Ajo që ndan me qytetarët që qeveris, pra me delet siç i quan nënshtetasit në vetminë e thellë kur flet me veten, nuk është ëndrra, por programet, universitetet e reja, mënyrat e reja të financimit, rrugët, pensionet e rritura, programet me të miturit, të varfërit, lypsarët, pranimin në BE, pra, çdo gjë që është konkrete por që meqënëse nuk zbatohet kurrë, depozitohet në trurin e tij të lodhur e të pamjaftueshëm si virtuale. Ëndrrën nuk e ndan me asnjë, e mban për vete, i kushton ditët, netët, nderin, miqësinë më të thellë, madje i kushton edhe atë boshllëk të frikshëm ku do të duhej të strehohej dinjiteti që s'e ka. E mban si të tillë, virtuale, deri sa ta materializojë, ta shndrrojë në mall, kapital, llogari kursimi. Qeveritari që gjërat materiale si pranimin në BE, rritjen e mirëqënies, pensioneve, rrogave, i kthen në virtuale dhe ëndrrën, vetëm të tijën ama, e bën të prekshme, të disponueshme, materiale! Tamam si në videon e dy ministrave, ku irealja përzihet me realen, ku të dyja transformohen në mënyrë të pashpjegueshme te njëra tjetra, sipas vullnetit të atij që e gjykon videon. Ku tingujt nuk formojnë fjalë dhe anasjelltas, ku fjalët quhen të tilla edhe pa u përcjellë nga tingujt; ku figura e bllokut zhbëhet, nuk është më bllok dhe menjëherë bëhet i tillë, pra ribëhet bllok, menjëherë sapo e humbet statusin e parë, atë origjinal, pra statusin e mbajtjes së shifrave të parave dhe fiton një status tjetër, atë që në bllok nuk shënohen shifra parash, përkundrazi, hallet e popullit. Kjo është magjia e antishtetit në këtë vend të varfër. Korrupsioni është i tillë ose jo në varësi të ekspertit apo strukturës shtetrore që e konstaton atë. Njësoj si idealizmi instrumental: objekti ekziston vetëm nëse instrumenti që kam e identifikon ekzistencën e tij. Në të kundërtën, ai objekt nuk është aty. Korrupsioni është aty nëse njeriu i ngarkuar për ta zbuluar thotë që është, në të kundërtën, nëse ky njeri apo grup njerëzish thonë që nuk është aty, atëhere nuk ka korrupsion. Prandaj, korrupsioni është bërë i paasgjësueshëm në Shqipëri, sepse është i pakapshëm, i paidentifikueshëm. Sepse është vetëm perceptim, thonë sahanlëpirësit.
* * *
Viti 2006 është ngurtësuar në kujtesën e shqiptarëve si viti i deziluzionit të madh në betejën kundër korrupsionit, deziluzion që ia u shkaktoi një program që ekzaktësisht ishte ndërtuar për ta çuar këtë betejë deri në fund: programi politik "me duar të pastra". Drejtuesi i së djathtës qeverisëse, ndërsa kalonte pushtetin në duart e tij, iu thoshte shqiptarëve se tashmë ata kanë një numër telefoni në të cilin, si prapa perdes së rrëfimit në një kishë fshati, do të mund t'i t'i tregonin kryeministrit të vendit, për herë të parë në jetën e tyre, mëkatet që kishin zbuluar te zyrtarët e këtij vendi dhe pasi të liroheshin, zbrazeshin nga pesha e rrëfimit, mund të vazhdonin të qetë jetën e tyre dhe të sigurtë që ata që u denoncuan do të dënoheshin me siguri. PD, tragjikisht, që në ditën e parë të qeverisjes së saj formuloi një qëndrim dhe një politikë të gabuar ndaj korrupsionit, e cila jo vetëm që nuk e luftonte atë, por, përkundrazi, e nxiste, e motivonte korrupsionin. Nisja e luftës kundër korrupsionit me telefonatën për kryeministrin e vendit krijoi menjëherë dy probleme serioze: e para, qeveria, si institucioni potencialisht më i ekspozuar ndaj korrupsionit të një vendi, merrte përsipër luftën kundër tij, çka shkaktonte një konflikt tragjikisht të hapur interesi, dhe nga ana tjetër, duke marrë përgjegjsi nga hapësira e përgjegjësive të institucioneve të kontrollit jasht qeveritar, pra duke marrë përgjegjësi nga institucionet e vërteta në betejën kundër korrupsionit, ky veprim i kryeministrit praktikisht i rrudhte këto institucione, i bënte jo veprues, i zvogëlonte. Ishte një nga veprimet më të drejtpërdrejta për të krijuar një "free fly zone" për skifterët e korrupsionit. Mbi të gjitha këto, e keqja më e madhe ishte efekti psikologjik që u përcoll shumë shpejt pas këtij veprimi: shqiptarët, për shkak të edukatës së reduktuar politike që kanë, u dezinformuan lehtësisht, u çorientuan, harruan që strukturat që janë krijuar për këtë betejë do të duhen të jenë të tjerë dhe jo Qeveria. Harruan që ka një Kontroll të Lartë Shtetror, që nuk varet nga Qeveria në ushtrimin e detyrës së tij; që ka një Prokurori me të njëjtin status. Që atë ditë, pra që në ditët e para të programit "me duar të pastra", institucionet e profilizuar realisht dolën jasht betejës kundër korrupsionit. Beteja humbi kuptimin. Akoma më shumë: u krijua që në fillim për të qenë fallco, e gënjeshtërt. Fatkeqësisht.
* * *
Po të lexosh "Plani kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit", të përgatitur që në vitin 2006 nga qeverisja e djathtë, pra, praktikisht nga PD, do të mësosh se si nga pikpamja ligjore ashtu edhe nga pikpamja strukturore, kjo qeveri e koncepton luftën kundër korrupsionit si një detyrë ekzluzivisht të sajën, duke nënkuptuar që ajo vetë, meqënëse është sulmuese në këtë betejë, nuk mund të jetë edhe objekt i sulmit. Qeveria anashkalon çështjen themelore, atë që në betejën e korrupsionit, të gjitha qeveritë, veçanërisht qeveria shqiptare, delja vërtet e zezë e të gjitha qeverisjeve në kufijtë e kontinentit ku jetojmë, është potencialisht i akuzuari më i madh për korrupsion. Në këtë program flitet për çdo gjë, për rishikim ligjesh, për kontroll pasurish, për reduktim imunitetesh, për krijim strukturash si "Departamenti i kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit" pranë Kryeministrisë apo për "Task forca antikorrupsion" që kryesohet paradoksialisht nga vetë kryeministri, por asnjë fjalë nuk thuhet për kontrollin që vjen nga jashtë, për atë strukturë që e quajnë "Kontroll i Lartë i Shtetit", për ndikimin që vetë mazhoranca duhet të ushtrojë në Parlament për përmirsimin e statusit të tij ligjor, thellimin e pavarësisë, rritjen e efektivitetit të tij. Afërsisht kështu ndodh edhe po t'i hedhësh një sy Progres Raportit për Shqipërinë, të vitit 2011. Politikanët evropianë flasin për agjensi pranë qeverisë si "Grupi teknik për formulimin e strategjisë antikorruptive", "Departamenti i kontrollit të brendshëm", "Inspektorati i deklarmit të pasurive"; flasin për politika të formuluara nga qeveria si instrumentë për zhvillimin e betejës kundër korrupsionit, flasin për mungesë kapacitetesh, pra flasin për gjithçka, veçse për Kontrollin e Lartë Shtetror nuk flasin, duke vënë kështu në një dyshim të thellë njohuritë që kanë për realitetin shqiptar. Në këtë raport, përsëri, lufta kundër korrupsionit konceptohet si një betejë që lind dhe zhvillohet së brendshmi, gjë që mund të ndodhë vetëm në vendet e civilizuara, me një shtet të konsoliduar mirë dhe një kulturë qeverisëse solide, por kurrsesi në Shqipëri. Relativizimi i rolit të një kontrolli të jashtëm, të përfaqsuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, jo vetëm që, për shkakun e thjeshtë se qeveria në të njëjtën kohë bën edhe korrupsion edhe është e ngarkuar për zhdukjen e tij, ka krijuar keqkuptimin e madh në perceptimin e korrupsionit shqiptar si të pashkulshëm nga terreni ku jetojmë, por ka krijuar paqartësi të mëdha lidhur me fuqinë e këtij institucioni, rolin vendimtar të tij në betejën më të madhe të shqiptarëve të sotëm. Përjashtimi i institucioneve të kontrollit të jashtëm nga beteja kundër korrupsionit, lufta për të fituar politikisht drejtimin e tyre pa u kujdesur për integritetin e personit që do të duhet të vihet në krye, zëvendësimi me auditin e brendshëm të varur nga Qeveria, ka kohë që ka dhënë sinjalin e një beteje që nuk do të luftohet. Aq më shumë, të një beteje ku me siguri ai që korruptohet që në fillim është antikorrupsioni.
(er.nu/GSH/BalkanWeb