Vlorë, arrestohen dy bashkëpunëtorët e hungarezit Laszlo Vincze

Policia e qarkut Vlorës ka vendosur në pranga gjatë ditës së sotme bashkëpunëtorët e hungarezit Laszlo Vincze me aktivitet kriminal në Shqipëri dhe jashtë saj. Dy shtetasit e arrestuar janë :
Elvis Abaz Bylyshi, 29vjeç , lindur dhe banues në fshatin Drashovicë Vlorë
Emoke Zoltan Falusi, 21vjeç, lindur ne Szekszard Hungari dhe banuese në Vlorë.
Ndalimi i shtetasit Elvis Bylyshi dhe sekuestrimi i dokumentit për shtetasen Emoke Falusi janë kryer në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë e cila ka vendosur përkatësisht masat e sigurisë "Arrest në Burg" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" pasi nga hetimet e kryera rezulton se të dy këta persona dyshohet të jenë bashkëpunëtorë të shtetasit Laszlo Vincze ,i dënuar me 10 vjet burg nga Drejtësia Hungareze për veprat penale Mashtrimi dhe Evazion fiscal.