Kreditet e Tiranës për "Serpska Republikën"
Një pritje e pazakontë protokollare iu rezervua nga autoritetet zyrtare të Shqipërisë delegacionit të parlamentit lokal të “Serpska republikës” e cila është një nga dy entitetet përbërëse të shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Nuk është e qartë se nën ndikimin e cilës këshillë apo presion, brenda apo jashtë Shqipërisë, u rreshtuan njeri pas tjetrit, për të pritur në takime të veçanta kryetarin e një parlamenti lokal serb, edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, edhe ministri i Mjedisit, edhe kryetari i bashkisë së Tiranës.
Që "Serpska republika" është e interesuar të trajtohet si shtet dhe t'i japë marrëdhënieve të serbëve të Bosnjës me shtetet e tjera një status zyrtar ndërkombëtar, kjo është e njohur. Që Serbia është protagonistja kryesore e planit të krijimit të një statusi ndërkombëtar për serbët e Bosnjës dhe për "Serpska republikën", edhe kjo është e njohur që në vitin 1997, kur Beogradi ndërtoi marrëdhënie speciale dhe nënshkroi marrëveshjen shtetërore me "Serpska republikën", dhe jo me shtetin e Bosnje-Hercegovinës. Por që Shqipëria të ngutet, dhe të ketë madje entuziasëm në trajtimin e "Serpska republikës" me një status shteti, kjo nuk mund të mos krijojë përshtypjen se kupa jo vetëm është mbushur, por edhe po derdhet.
Duke analizuar komunikatat e publikuara nga të gjitha zyrat e larta shtetërore, që pritën kryetarin e parlamentit lokal të "Serpska republikës", lehtësisht mund të nxirret përfundimi se zyrtarët e lartë të Tiranës duket kishin harruar se përpara tyre ishte përfaqësuesi i një parlamenti lokal të serbëve të Bosnjës, dhe jo kryetari i parlamentit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Gjerësia e temave dhe mënyra se si janë trajtuar çështjet, që nga bashkëpunimi rajonal, integrimi europian e deri te CEFTA, jep pamjen e bisedimeve dypalëshe mes dy shteteve, të cilët, përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës, ndoshta i befasuar nga përqafimet shqiptare, nuk nguroi ta klasifikonte si "miqësi e dy vendeve dhe dy popujve fqinj". Kryetari i parlamentit lokal të serbëve të Bosnjes, nuk kishte asnjë lloj mandati përfaqësimi nga shteti i Bosnje-Hercegovinës, pra as kompetencën dhe as tagrin për bisedime të temave të tilla ndërshtetërore. Për më tepër, "Serpska Republika" është armike e shtetit funksional dhe e ekzistencës së Bosnje-Hercegovinës.
Për këdo, që ka ndjekur sado pak zhvillimet në Bosnje- Hercegovinë, e ka tepër të qartë se Igor Radojiçiç, kryetari i parlamentit lokal të serbëve të Bosnjës, nuk kishte asnjë plotfuqishmëri për të biseduar në emër të shtetit dhe të qeverisë qendrore, të cilat kanë institucionet e tyre përfaqësuese të Bosnje- Hercegovinës në gjithë marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është kaq taksative, sa që edhe serbët e Bosnjës, që njihen për ethet e ngritjes së institucioneve paralele, nuk kanë guxuar të ngrenë një "ministri të jashtme të Serpska Republikës". Sepse, sipas praktikës ndërkombëtare dhe të gjitha standarteve të shteteve normale, qofshin të centralizuara apo federative si Bosnje-Hercegovina, përfaqësimi shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare realizohet vetëm në rrafshin e institucioneve qendrore.
Natyrisht në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare është e njohur që institucionet qeveritare mbajnë dhe zhvillojnë kontakte edhe me autoritete lokale apo entitete lokale të shteteve të ndryshme, për çështje që u përkasin specifikisht marrëdhënieve me atë përkufizim lokal. Është normale të zhvillohen takime e bisedime edhe me rajonin e Pulias në Itali apo me landin e Bavarisë në Gjermani. Por në asnjë rast, takimet me parlamentet apo institucionet lokale nuk marrin përsipër të përfaqësojnë shtetin dhe qeverinë qendrore, dhe në asnjë rast nuk mundet që vizitorët e institucioneve lokale të trajtohen në nivelin dhe në problematikën e përfaqësuesve të shtetit dhe të qeverisë qendrore. Nuk gjen në kronologjinë e vizitave të bëra në Shqipëri nga institucione lokale, qoftë nga rajoni i Pulias e qoftë nga landi i Bavarisë, për të përmendur dy shtete të rëndësishme perëndimore, që të jenë rreshtuar kaq shumë autoritete të larta shtetërore për të pritur përfaqësuesit e një parlamenti lokal, siç u bë më serbët e Bosnjës. Madje njohësit e punëve ballkanike mund të rrëfejnë se Igor Radojiçiçit, kryetarit të delegacionit të "Serpska republikës", që erdhi në Shqipëri në një vizitë treditëshe nga 9 deri me 11 nëntor, nuk i është rezervuar një listë kaq e dendur dhe e nivelit të lartë takimesh qeveritare as në Beograd, pa le më në Rusi.
Për të kuptuar më mirë gabimin e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, duhet të mbahet parasysh se serbët e Bosnjës nuk janë as italianët e Pulias dhe as gjermanët e Bavarisë, dhe gjithashtu duhet të dihet mirë se çfarë përfaqëson "Serpska republika" dhe çfarë roli po luan ajo në zhvillimet negative në Bosnjë-Hercegovinë dhe në rajon. "Serpska republika" është një krijim artificial i organizimit të serbëve të Bosnjës, i cili u sanksionua me Marrëveshjen e Dejtonit si shkëmbim apo dhuratë Serbisë dhe serbëve, që të ndërprisnin luftën e përgjakshme në Bosnjë-Hercegovinë. Një entitet administrativ i veçuar i serbëve të Bosnjës nuk ka ekzistuar as në mbretërinë e Jugosllavisë dhe as në Federatën Komuniste Jugosllave. Pasi morën këtë dhuratë, serbët e Bosnjës për 16 vjet me radhë kanë sabotuar me fanatizëm çdo përpjekje të bashkësisë ndërkombëtare për konsolidimin e shtetit të unifikuar dhe të centralizuar të Bosnjë- Hercegovinës. Udhëheqësit e "Serpska republikës" janë shkaktarët kryesorë të mbajtjes ndezur të tensioneve etnike dhe separatiste në Bosnjë-Hercegovinë dhe e kanë shndërruar Bosnjë-Hercegovinën në vatrën më të rrezikshme të konflikteve të mundshme në Ballkan.
Pra shqetësimi është jo vetëm se një institucioni lokal të një shteti tjetër Tirana e pret si përfaqësues të gjithë shtetit, por edhe se po i jep kredite atij entiteti lokal dhe atyre forcave politike, të cilat janë kundër shtetit dhe aktualisht faktorë kryesorë të separatizmit dhe të destabilizimit në vend.
Interesi i udhëheqësve të "Serpska republikës" për marrëdhënie me Shqipërinë është i karakterit të pastër politik dhe synon që të përforcojë statusin e "Serpska republikës" si një subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria nga ana e saj nuk mundet të ketë ndonjë interes të veçantë në marrëdhëniet me një entitet lokal në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës, aq më tepër që në mjedisin e entitetit serb nuk ka minoritet shqiptar. Pretendimet, që u dëgjuan se mund të ndihmojë për zhvillimin e turizmit, se shqiptarët mund të interesohen për turizëm malor në "Serpska republika", tingëllojnë më shumë si anekdota. Sa për bashkëpunimin ekonomik me serbët e Bosnjes, Tiranës duhet t'i mjaftojë Serbia, e cila ka monopolin e ekonomisë së "Serpska republikës" dhe e cila pas vitit 2005 ka fituar statusin e një prioriteti preferencial ekonomik në Shqipëri.
Në një vështrim objektiv, Shqipëria në të vërtetë e ka një interes diplomatik për të zhvilluar kontaktet dhe marrëdhëniet me "Serpska republikën", dhe kjo ka të bëjë në radhë të parë me Kosovën. Sepse "Serpska republika" është një nga armiket më të angazhuara të pavarësisë së Kosovës dhe të shqiptarëve si komb, dhe pengesa kryesore pse Bosnjë-Hercegovina nuk e njeh Kosovën. Shqipëria dhe diplomacia shqiptare duhet të kenë kërkesë të parë që "Serpska republika" të heqë dorë nga refuzimi kategorik dhe nga bllokimi, që po i bën njohjes së Kosovës nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës. Sepse federata boshnjako-kroate, që është entiteti kryesor, është gati ta njohë Kosovën, kurse pengesa është "Serpska republika", presidenti i së cilës, radikali nacionalist Milorad Dodiç, ka deklaruar se ai kurrë nuk do të lejojë që Bosnje-Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në komunikatat e publikuara nga kryeministria dhe kuvendi nuk përmendet fare Kosova. Pavarësisht mungesës së informacionit, nëse e kanë shtruar apo kanë heshtur zyrtarët e mësipërm për çështjen e njohjes së Kosovës, një gjë është dhe duhet të jetë akoma më e qartë për një politikë të jashtme normale. Pa heqjen e bllokimit nga serbët e Bosnjes për njohjen e Kosovës, vështirë të shpresohet që mund të vendosen dhe të avancohen marrëdhëniet me një entitet aq agresiv antishqiptar sa "Serpska republika". Nëse zyrat qeveritare në Tiranë ende i përmbahen konceptit, sipas të cilit çfarëdo qëndrimi që mban Serbia dhe "Serpska republika" ndaj Kosovës, Shqipëria është e gatshme për miqësi dhe t'u hapë të gjitha dyert, kjo do të thotë se niveli i të menduarit shtetëror, (pa le më ai patriotik), vazhdon të zhytet në pellgun e inferioritetit ndaj faktorit serb në Ballkan.