Durrës, vret me armë hidraulikun, kapet autori
DURRES-Një 40-vjecar është qëlluar për vdekje me armë zjarri sot në Durrës, ndërsa policia ka shoqëruar si autor të vrasjes një shtetas.
Rreth orës 14:50 minuta në lagjen 15 të Durrësit një person qëlloi me armë zjarri në kokë, shtetasin Luan Puja, 40 vjec banor i kësaj lagjeje. Si pasojë e plagës së marrë, 40-vjecari ka ndërruar jetë në moment. Blutë e Durrësit të sinjalizuar për ngjarjen kanë nisur hetimet e para dhe kanë shoqëruar shtetasin Andrea Berberi si të dyshuarin kryesor për vrasjen e 40-vjecarit.
Kanë qënë banorë të castit që kanë njoftuar policinë pas të shtënave me armë. Nga mbledhja e fakteve, policia ndërtoi skenën e krimit. Dyshohet se Luan Puja është konfliktuar me shtetasin Andrea Berberi. Shkak jane bere punimet hidraulike para disa muajsh nga ana e Pujes ne shtepine e Berberit. Ky i fundit e ka akuzuar hidraulikun se nuk i ka kryer punimet cilesore dhe grindja e sotme pasoi ate te disa muajve me pare. Sherri ka degjeneruar kur Berberi e ka qëlluar për vdekje me armë Pujën.
Policia vijon të mbledhë prova dhe dëshmi për zbardhjen e plote te ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb)