E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një shtëpi, rrezikohet një karburant

Një shtëpi private në kryqytet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” ku flakët kanë përfshirë një shtëpi private por rrezikohet një karburant i cili ndodhet aty pranë.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve dhe policisë të cilat po mundohen të shuajnë flakët e zjarrit.
 

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por mësohet se nuk ka njerëz brenda në banesë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›