Videot, Prifti pritet të paraqitet sot në Prokurori

Deputeti Dritan Prifti pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Përgjithshme për t`u marrë në pyetje në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij atë të korrupsionit pasiv.
Prifti gjithashtu pritet t`u përgjigjet prokurorëve edhe për çështjen e video-përgjimit mes tij dhe ish-ministrit të METE-s Ilir Meta pasi sipas organit të akuzës të dyja çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën pavarësisht se hetohen të ndara.
Akuza ndaj tij u ngrit nga organi i akuzës, pas gjetjes së një filmimi tjetër, ku Prifti me zëvendësin e tij ishin filmuar kur ndanin një shumë parash prej 70 mijë euro. Për këtë arsye prokuroria kërkoi për Dritan Priftin heqjen e imunitetit nga parlamenti i cili vetëm pak ditë më parë ia hoqi imunitetin për tu hapur kështu rrugën e lirë hetimeve.
Ndërkohë pritet që ditën e sotme deputeti Prifti të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë përgjigje për të dyja çështjes si për akuzat për korrupsion pasiv ashtu edhe për video-përgjimin mes tij dhe Metës.