Tiranë, zjarr në rrjetin elektrik, 45 familje pa energji
TIRANE- Në errësirë dhe pa ujë të pijshëm, kjo është situata ku ndodhen që prej mbrëmjes së 23 Shkurtit një pjesë e banorëve të rrugës “2 dëshmorët në Tiranë”. Kabulli elektrik që furnizonte me energji banorët e një pallati 7 katësh ku jetojnë 45 familje është djegur plotësisht pas Black Out që përfshiu gjithë vendin.
Flakët që arritën deri në katin e tretë të pallatit në pak minuta shkrumbuan përvec linjave elektrike, edhe tubacionin e ujit të pijshëm dhe rrjetin telefonik.
Dëme materiale pati edhe në disa familje por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Një ditë pas dëmit, banorët jabë ankuar pranë firmës ndërtuese dhe KESH-it , të cilat ja kanë faturuar përgjegjësinë njëra tjerës pa dhënë një zgjidhje konkrete.
Kur kanë kaluar dy netë në errësirë të plotë, banorët kanë parë si zgjidhje bërjen publike të cështjes pranë televizionit News24.
(e.n/News24/BalkanWeb)