Durrës, “Play-game and dance”, fëmijët Europianë pushtojnë sheshin Liria
DURRËS- Sheshi ‘Liria’ në qendër të Durrësit është shndërruar të shtunën në mbrëmje në arenë të lojërave dhe valleve popullore, një spektakël që shënoi dhe përfundimin e edicionit të 14-të të Festivalit “Play-game and dance” me pjesëmarrjen e mbi 500 fëmijëve nga vende të ndryshme të Evropës.
Në skenën e ngritur para pallatit të kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, ku spikaste porta dekorative e vëllazërimit ‘Golden Gate’, mbi 500 nxënës të moshave 7-15 vjeç kanë sjellë pjesë nga trashëgimia e popujve që përfaqësonin, ndërsa kishin kaluar së bashku me fëmijët shqiptarë tre ditë me vizita në vende historike dhe monumente arkeologjike.
Në edicionin e 14-të të Festivalit të Lojrave, që tashmë ka marrë emrin ‘Play-game and dance’, bashkë me nxënësit e shkollave 9 vjeçare nga Vlora, Librazhdi, Kurbini, Tirana, Lushnja, Kruja, Gramshi, Saranda, Korça, Berati, Shijaku, Kavaja, Fushë Kruja dhe Durrësi morrën pjesë edhe fëmijë nga Ulqini (Mali i Zi), Sofja (Bullgari), Prishtina, Prizreni e Kishnica (Kosovë), Shkupi (Maqedoni), Ankaraja (Turqi), Tuzla (Rumani), nga Serbia dhe nga qyteti Boras (Suedi).
Veprimtaria që përfundoi të shtunën në mbrëmje me koncertin e përbashkët, nisi të enjten me paradën e madhe të kostumeve tradicionale të trevave në rrugën Tregtare dhe në sheshin qendror ku u prezantuan 25 grupet pjesmarrëse.
Veç paraqitjes së vlerave etnografike dhe tradicionale të zonave nga vijnë, fëmijët u njohën me monumentet arkeologjike dhe muzetë historikë dhe etnografikë të qytetit të Durrësit dhe të Krujës, gjatë tre ditëve të veprimtarisë.
Festivali “Play game and dance” që zhvillohet në Durrës nga viti 1997 synon miqësinë mes fëmijëve nga qytete, fshatra dhe vende të ndryshme të Evropës, sikurse dhe respektin për ruajtjen e traditave popullore të të parëve.
Në 14 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë afro 8 mijë nxënës të shkollave nga vende të ndryshme si Italia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Kosova, Suedia, Shqipëria, etj.
(e.m/atsh/BalkanWeb)