E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski, miting në Gollobordë shmang vizitën në Tiranë

GOLLOBORDË- Maqedonia do të bëj çmos për të përmirësuar kushtet e jetesës së maqedonasve etnik në Shqipëri. Këtë deklaratë ka bër kreu i shtetit maqedonas Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Gollobordë.

Gruevski duke anashkaluar Tiranën zyrtare ka kryer një vizitë të papritur në fshatin e brezit kufitar Gollobërdë, i cili vijon të jetë një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone.

“Maqedonia do të bëj çmos për të përmirësuar kushtet e jetesës së maqedonasve etnik në Shqipëri”. Këtë e theksoi kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjatë qëndrimit dje pasdite në fshatin Trebishtë të rajonit të Gollobërdës në Shqipëri, duke qenë pranë komunitetit të këtij vendbanimi që deklarohet si maqedonas dhe bullgar.

Gruevski para banorëve të kësaj zone deklaroi se gjatë vizitës së paralajmëruar të kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Shkup, do të kërkoj nga ai që ti kushtohet vëmendja dhe kujdesi banorëve të kësaj zone kufitare,duke përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

“Ne do të përkushtohemi për tu përkujdesur për ta në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ata janë qytetarë lojal të Shqipërisë dhe ashtu duhet të jetë, por njëkohësisht ata si maqedonas etnik kultivojnë traditën, kulturën, gjuhën dhe lidhjet me Maqedoninë”,
theksoi Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dje qëndroi për vizitë në fshatin Gollobërdë të Shqipërisë i shoqëruar nga një delegacion qeveritar.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›