E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Bin Ladenit nuk është hedhur në det?

Mediat amerikane kanë filluar me konspiracionet për fatin e trupit të pajetë të kryeterroristit Bin Laden, nëse ai është hedhur në det siç është raportuar zyrtarisht apo është dërguar në SHBA. Sipas disa e-mailave të kompanise private të intelegjencës, Stratfor trupi i tij nuk është hedhur në det.

E-mailat janë bërë publike nga Wikileaks. Më 2 maj, në 5:26 , Presidenti i SHBA-së lajmëron se Osama bin Laden ka vdekur. Drejtori i Stratfor, George Friedman dërgon një email: alpha OBL, "Siç kemi raportuar, e morrëm trupin me vete". Nënpresideni Fred Burton, i Stratfor, në një e-mail tjetër, 5:51, shkruan: alpha trupi është në rrugë për në Dover, në një aeroplan të CIA".

Ky komunikim ka bërë që mediat amerikane të nxisin dyshime për fatin e vërtet të trupit të Bin Ladenit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›