Tiranë, zjarri në magazina, ende nuk dihen shkaqet

Flakë të mëdha zjarri kanë rënë në magazinat e firmës "Ardeno" pranë autostradës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe ka përfshirë magazinat të kësaj firme. Zjarrfikesit e ardhur nga Durrësi dhe nga Kruja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë person të lënduar, ndërkohë që nga informacionet dëmi material në magazina është shumë i madh. Ndërkohë magazina e përfshirë nga flakët ndodhet pranë impianteve të gazit dhe mund të ketë rrezik për ndërtesat aty afër. Një nga pista qe po hetohet është zjarrvënie e qëllimshme por ende nuk dihet ende shkaktari i vërtetë i këtij zjarri. Përveç zjarrëfikësve në vendin e ngjarjeve ka shkuar dhe ushtria për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Nga burimet e marra mësohet të jenë pezulluar disa fluturime në aeroportin e Rinasit.