Tiranë, zjarri përfshin magazinat në autostradë

Flakë të mëdha zjarri kanë rënë në magazinat e firmës "Ardeno" pranë autostradës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe ka përfshirë një magazinave të kësaj firme. Zjarrfikesit e ardhur nga Durrësi dhe nga Kruja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë person të lënduar, ndërkohë që nga informacionet dëmi material në magazina është shumë i madh. Ndërkohë magazina e përfshirë nga flakët ndodhet pranë inpianteve të gazit dhe mund të ketë rrezik për ndërtesat aty afër. Nuk dihen ende shkaqet që sollën rënien e zjarrit