Buxheti i Tiranës,Vasili:LSI-ja do votojë sërish kundër

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron votën kundër projektbuxhetit të bashkisë së kryqytetit ditën e martë për të tretën herë. Kështu sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike Petrit Vasili nuk mund të bëhet një analogji mes votive në këshillin bashkiak të Lushnjës dhe kryqytetit, pasi në rastin konkret është kreu i bashkisë krijon problem duke shkelur ligjet dhe duke mos detajuar zërat e buxhetit. Ditën e martë këshilli bashkiak i kryqytetit mblidhet për të tretën herë për të votuar buxhetin e kryeqytetit. Nëse edhe këtë herë këshilltarët e LSI-së dhe të PD-së votojnë kundër këtij projekti buxheti, atëherë këshilli shkrihet dhe qytetarët e Tiranës duhet të votojnë për këshilltarët bashkiake. Ndërsa kreu i bashkisë mund të kalojë i vetëm buxhetin.